Lajme

Osmani vazhdon me sulmet ndaj KQZ’së

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, njëherit edhe kandidate për deputete nga radhët e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar të njëjtin diskurs karshi Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Osmani, e ftuar në Rubikon, ka deklaruar se vendimet e KQZ’së të dala nga mbledhja për certifikimin e kandidatëve dhe listave të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë “politikisht të skajshme”, shkruan Gazeta Express.

“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ’së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh etj”, ka thënë Osmani.

Tutje, kandidatja e shpallur nga subjekti politik Vetëvendosje si presidente ka komentuar edhe deklaratën e shteteve të QUINT’it, për të cilën ka thënë se ishte e qartë që kritikat ishin për KQZ’në.

Ndryshe, shtetet e QUINT’it kanë kërkuar që të ndalohen sulmet karshi kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

Postime të ngjajshme
Lajme

Grenell nuk ndalet, ia kujton edhe njëherë Ischinger’it çfarë ka thënë Kurti

Lajme

Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW

Lajme

VIDEO| Burri i kryediplomates korruptoi komisionerët për ta bërë gruan deputete

Lajme

‘Po i vjen fundi shpejt pandemisë’: Lajmi i shumëpritur nga mjeku kosovar që jeton në Gjermani