Lajme

Osmani uron besimtarët mysliman për festën e Bajramit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.

Osmani thotë se do ta festojmë festën e madhe të Bajramit, ani pse këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të mund të takohemi për t’ia uruar njëri-tjetrit, shkruan Reporteri.net

Ndër të tjera Osmani theksoi se uron të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen e të afërmeve duke e shpërfaqur shpirtin solidar.

“Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por edhe të sakrificës në emër të dashurisë, mëshirës, humanizmit e solidaritetit. Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar.Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi!Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati”, ka shkruar Osmani.

Postime të ngjajshme
Lajme

LVV, paralajmëron revoltë

Lajme

Kaçaniku nuk ka asnjë rast aktiv më sëmundjen e COVID-19

Lajme

Grenell, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lajme

29 maji, Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së