
Viti 2020 ishte viti kur Përfaqësuesja e Kosovës kishte mundësinë historike të kualifikohej në “Euro 2020”.
Por, humbja nga Maqedonia e Veriut në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve e ndali rrugëtimin e Kosovës, raporton “Zeri.info”.
Aktori i mirënjohur kosovar dhe tifozi i Kosovës, Osman Azemi e ka komentuar eliminimin dhe rezultatet zhgënjyese të Kosovës në vitin e kaluar.
“Neve na ka goditur pandemia, por ngapak edhe mësyshi na ka dëmtuar (qesh)”, ka deklaruar Azemi në “Dueli Festiv”, përcjell “Zeri.info”.
“Ne tifozët e Kosovës jetojmë me futbollin, dhe nuk jemi aspak nacionalistë”, tregoi ai.
“Për ‘Euro 2020’ jemi me Maqedoninë e Veriut”, shtoi Azemi.