Zgjedhjet 2021

Osmani komenton grafitet ku Glauk Konjufca shfaqet i pari në listën e VV’së e kundërshtohet emri i saj

Kandidatja e VV’së për presidente Vjosa Osmani ka komentuar grafitet në të cilat emri i Glauk Konjufcës paraqitet i pari në listën e VV’së dhe jo Vjosa Osmani.

Osmani i prin listës së VV’së për zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 2 derisa Glauk Konjufca është pas saj me numër 3.

“Ne jemi në një koalicion nëpërmjet një marrëveshje të zotimeve që e kemi nënshkruar”, tha Osmani.

“Sa i përket grafiteve s’kemi kohë për të humbim minutat e këtij emisioni me këtë çështje”, tha ajo.

“Dua të potencoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar me Lëvizjen Vetëvendosje me që të gjithë anëtarët nga z.Kurti, z.Konjufca e deri te anëtari i fundit ka qenë i shkëlqyer, i jashtëzakonshëm dhe përtjet pritshmërive tona”, theksoi Osmani.

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Deputetja më e pafat në LDK, mori vetëm 397

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

LajmeZgjedhjet 2021

Kaq vota mori Behgjet Pacolli në zgjedhje

LajmeZgjedhjet 2021

Vjosa Osmani shkruan historinë, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë