Lajme

Ortopedi i QKUK-së mbetet në burg për 30 ditë, kaq para mori ryshfet nga pacienti

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ortopedit Sabit Sllamniku.

Siç bëhet e ditur ai ia kishte kërkuar 300 euro qytetarit për vlerësimin e invaliditetit, ndërsa është kapur në flagrancë duke i marr 100 euro.

Mjeku ortoped i Klinikës Ortopedike në QKUK, Sabit Sllamniku, i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje të ryshfetit”, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendos sot për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që Sllamnikut t’i caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë.

Sllamniku ndodhet në ndalim policor që nga mëngjesi i djeshëm, kur u arrestua në vendin e tij të punës në QKUK, derisa u kap në flagrancë duke marrë 100 euro ryshfet nga një person në karrocë të invalidit (emër i njohur për redaksinë).

Sinjali raportoi se Sllamniku, si anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Invaliditetit në Prishtinë, dyshohet se ia kishte kërkuar atij 300 euro për secilin anëtar të këtij komisioni, në mënyrë që t’ia bënte një vlerësim të tillë. //reporteri.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur

Lajme

Zjarrfikësi kosovar “shpërthen” ndaj krerëve të shtetit