Sport

Orari i plotë për ndeshjet e javës së 13-të në Superligë

Këtë vikend do të luhen ndeshjet e javës së 13-të në Superligën e futbollit kosovar, raporton Gazeta Olle.

Katër prej ndeshjeve do të fillojnë nga ora 13:00 ndërsa vetëm takimi që transmetohet në Klan Kosova fillon prej orës 13:30.

Gazeta Olle mëson se tre prej ndeshjeve do të luhen të shtunen ndërsa të dielen do të zhvillohen dy takime, ndër të cilat edhe dueli që transmetohet në Klan Kosova.

Orari i plotë i ndeshjeve:

E shtunë, 13:00:

SC Gjilani – FC Drenica

KF Feronikeli – KF Arberia

FC Besa – FC Drita

E diel, 13:00:

FC Prishtina – FC Trepça ’89

E diel, 13:30:

FC Ballkani – KF Llapi (transmetohet në Klan Kosova)

Pas 12 javëve të para në krye të tabelës vazhdon të jetë Ballkani nga Suhareka.

Postime të ngjajshme
Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje

Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve

Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Sport

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Bayern Munich