Sport

Orari i javës së gjashtë në Superligë, ja kur zhvillohet derbi mes Dritës dhe Gjilanit

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë, shkruan Gazeta Metro.

Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në Gjilan, aty ku takohen dy rivalët lokal, Drita dhe Gjilani, që në sezonin e fundit ishin dy skuadrat që u renditen të parat në tabelë dhe me pikë të njëjta, por që titullin festuan ‘Intelektualët’ shkaku i bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Derbi i skuadrave nga Gjilani zhvillohet të dielën nga ora 13:30, teksa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit nga ora 14:00.

Vlen të theksohet se java e gjashtë në Superligë hapet të shtunën me ndeshjet Llapi-Drenica, Prishtina-Besa dhe Arbëria-Ballkani. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 14:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Ramadani: Ja çfarë më kërkoi Prishtina, dhe ja çfarë i premtova unë

Sport

Muharrem Sahiti: Kjo skuadër është zhgënjimi i sezonit

Sport

Arbnor Morina tregon pse humbi Ballkani, ja cili futbollist i 89-shit i pëlqen

Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës