Sport

Orari dhe zyrtarët e ndeshjeve për javën e 19-të në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar emrat e zyrtarëve për ndeshjet e javës së 19-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Java e 19-të njëherëshit do të jetë edhe java e parë për stinorin pranveror, teksa ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante.

Vëmendja kryesore do jetë në Gjilan, aty ku kampioni në fuqi, Drita, e pret Llapin. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Selim Isufi. Ndihmësit e tij do jenë Besnik Morina dhe Imran Kabashi, derisa gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Gjilanit që zhvillohet në Drenas. Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në këtë ndeshje, teksa do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj. Gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj. /

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë