LajmeSport

Ora policore pas ndeshjes, ja çfarë duhet të bëjnë tifozët për t’i shpëtuar dënimit

Të dielën Kosova do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dardanët do të ndeshen me Greqinë sfidë kjo që nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, siç dihet me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, në vendin tonë nga ora 22:00 është ora policore, çka i bie që tifozët që do të jenë prezentë në stadium do t’i zë ora policore.

Megjithatë, FFK tashmë ka një marrëveshje me organet e rendit dhe të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në ndeshje duhet ta ruajnë biletat pasi ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë pas ndeshjes gjatë orës policore.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike