Lajme

Ora policore fillon prej orës 19:00

Qeveria merr vendim për masat e reja në gjithë territorin e Kosovës. Në komunat të cilat janë në zonën e kuqe, ku hyn edhe Prishtina, do të lejohet veprimtaria e operatorëve ekonomikë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 19:00, raporton “Zeri.info”.

Gjatë këtij orari do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve, ndërsa sipas kryeministrit Avdullah Hoti pas kësaj ore dhe lëvizja e qytetarëve dhe po ashtu edhe veprimtaria e operatorëve ekonomikë do të ndëshkohet me ligj.

Hoti në konferencën për media tha se rreziku më i lartë në Kosovë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar në ditë, siç është Prishtina, Podujeva, Gjakova, Ferizaj …etj.

Sipas masave të prezantuar nga kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media në 7 komuna të Kosovës, të cilat janë në zonë të kuqe pas orës 19:00 do të ketë orë policore, ndërsa aktiviteti ekonomik po ashtu nuk do të lejohet nga deri në ora 19:00.

Hoti ka thënë se në komunat me rrezikun me të lartë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 do të vendoset orë policore dhe hynë në fuqi të premten në orën 19:00.

“7 komuna janë me rrezik të lartë, duke pasur madhësinë e këtyre komunave, çfarë kem bërë në këto komuna aktiviteti ekonomik zhvillohet deri në orën 19:00 me specifika ku nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe vendoset kufizim i plotë dhe nga ora 19:00 orë policore dhe ndalohet hyrje dalet deri më orën 17:00”, tha ai.

Komunat që janë në zonë kuqe sipas njoftimit të qeverisë janë Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj.

Hoti ka thënë se në komunat me rrezik të ulët janë të lejuara të punojnë operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri në 20:00.

“Në komunat që janë me rrezik të ulët kemi lejuar që operatorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, kemi rregulluar transportin publik me 50 për qind të kapaciteteve dhe qendrat tregtare dhe ato gastronomisë deri në ora 20:00”, tha ai.

Ndërsa në komunat me rrezik të mesëm sipas Hotit shërbimet e gastronomisë do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, po ashtu edhe qendrat tregtare punojnë me orar të njëjtë.

Kryeministri Hoti ka thënë se është marr vendim që arsimi i lartë të kaloj në online,

“Kemi marrë masa që janë për gjithë territorin e Kosovës. Kontrollet hyrje-dalje, në kufi”, tha ai. Arsimi i lartë, ai tha se është paraparë të mbahet online.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër është situatë e vështirë. Është kohë lufte, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve”, theksoi Hoti.

“Masat që do t’i marrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkupton se nëse një dyqan ose biznes nuk i zbaton masat me këtë vendim të Qeverisë, do të ketë mbyllje totale për ato biznese për së paku 3 muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, është situatë e vështirë. Është kohë lufte, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve”.

Hoti deklaroi se është e pamundur të mos shtrëngohen masat.

“Situata është tepër e rëndë, nuk është realisht situatë vetëm në Kosovë, por në rajon, jemi duke e ndarë fatin e njëjtë. Ne duhet të kujdesemi për situatën aktuale, ju mund ta vlerësoni edhe vetë gjendjen aktuale në vend. Duhet të kujdesemi që të ndalohet trendi i rritjes dhe të menaxhojmë situatën. E kemi të pamundur ndryshe që të mos marrim masa. Sot ndërkohë që po flasim janë 665 pacientë të shtrirë në spitale”, deklaroi Hoti, raporton “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë

Lajme

“Llaseri”, më në fund arrestohet i shumëkërkuari në Prizren