Lajme

Ora policore fillon nga kjo ditë në komunat që janë në zonë të kuqe

g

Qeveria merr vendim për masat e reja në gjithë territorin e Kosovës. Në komunat të cilat janë në zonën e kuqe, ku hyn edhe Prishtina, do të lejohet veprimtaria e operatorëve ekonomikë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 19:00, raporton “Zeri.info”.

Gjatë këtij orari do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve, ndërsa sipas kryeministrit Avdullah Hoti pas kësaj ore dhe lëvizja e qytetarëve dhe po ashtu edhe veprimtaria e operatorëve ekonomikë do të ndëshkohet me ligj.

Hoti në konferencën për media tha se rreziku më i lartë në Kosovë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar në ditë, siç është Prishtina, Podujeva, Gjakova, Ferizaj …etj.

Ai theksoi se nga ora 19:00 është vendosur ora policore, që nënkupton se ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

“Masat që do t’i marrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkupton se nëse një dyqan ose biznes nuk i zbaton masat me këtë vendim të Qeverisë, do të ketë mbyllje totale për ato biznese për së paku 3 muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, është situatë e vështirë. Është kohë lufte, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve”.

Hoti deklaroi se është e pamundur të mos shtrëngohen masat.

“Situata është tepër e rëndë, nuk është realisht situatë vetëm në Kosovë, por në rajon, jemi duke e ndarë fatin e njëjtë. Ne duhet të kujdesemi për situatën aktuale, ju mund ta vlerësoni edhe vetë gjendjen aktuale në vend. Duhet të kujdesemi që të ndalohet trendi i rritjes dhe të menaxhojmë situatën. E kemi të pamundur ndryshe që të mos marrim masa. Sot ndërkohë që po flasim janë 665 pacientë të shtrirë në spitale”, deklaroi Hoti, raporton “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!