Sport

Ora e Ronaldos me 600 diamante: Babai dhe djali pozuan me bizhuteri me vlerë mbi 2.5 milionë euro

Cristiano Ronaldo ishte ylli kryesor në ceremoninë e “Globe Soccer Aëards” në Dubai, ku u shpall futbollisti më i mirë i shekullit, transmeton “Zeri.info”.

Ronaldo erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez dhe djalin e tij të madh Cristiano Ronaldo Junior (10) dhe gjithçka rreth tyre po shpërthente me luks.

Babai dhe djali mbanin ndoshta bizhuteri më të çmuara që ekzistojnë. Ronaldo mbante një nga orët më të shtrenjta në planet. IShtë një orë e dizenjuar nga “Frank Miller”, e cila kushton rreth 1.5 milion euro të pabesueshme!Image

Ora ka 600 diamante dhe është nga më ekskluzivet që është parë ndonjëherë. Besoni apo jo, ka vetëm gjashtë kopje të kësaj kryevepre në të gjithë botën.

Përveç orës, Ronaldo kishte në duar një unazë me vlerë disa qindra mijëra euro dhe një byzylyk diamanti …

 


Megjithatë, nuk ishte vetëm Cristiano që ishte në qendër të vëmendjes për shkak të bizhuterive të tij luksoze. Një orë e shtrenjtë me diamante shkëlqente në dorën e trashëgimtarit të tij.Image

Dhjetë vjeçar Cristiano Ronaldo Junior kishte një nga “Rolex” -in më të shtrenjtë në botë. Në dorë ai mbante edhe një zingjir I cili ishte punuar prej ari 18 karat dhe mbi të cilën ishin vendosur diamante. Çmimi i tij është rreth 500 mijë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Lajmi i fundit: Real Madrid arrin marrëveshje me David Alaban, zbulohen detajet

Sport

Zyrtare: Jackson Ferreira prezantohet te skuadra shqiptare

Sport

”Gjilani është favorit për të triumfuar në Kupën e Kosovës”

Sport

Barcelona në krizë, Milan synon t’ia “rrëmbejë” dy yjet