Sport

Opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Koemanin

Holandezi po kalon ditët e fundit te gjigant spanjoll.

Ronald Koeman së shpejti do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Trajneri po shihet si shkaktari kryesor i formës tejet të dobët të ekipit këtë edicion, andaj dëshirojnë të provojnë ndonjë trajner tjetër.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i klubit Joan Laporta ka shumë opsione për të zëvendësuar Koemanin, mirëpo ende nuk ka bërë ndonjë zgjidhje pasi po konsulltohet edhe me anëtarët e tjerë të bordit.

Ndër emrat më të përfolur prej kohësh është ai i Xavi Hernandezit që aktualisht është trajner i Al Sadd në Superligën e Katarit.

Opsionet tjera që po përmenden së fundmi janë edhe Andrea Pirlo, Joachim Low e Erik Ten Haag.

Thuhet se Koeaman do të shkarkohet gjatë ditëve në vijim, dhe mbetet të shihet se cili do të jetë pasuesi i tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit