Sport

Operohet Spinazzola, mjekët tregojnë kohën e rikthimit

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola është operuar me sukses.

Spinazzola ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Mediat në Itali kanë raportuar se mbrojtësi i Romës do të rikthehet në Itali për periudhën e rikuperimit.

Mjekët kanë konfirmuar se Spinazzola do të mungojë në fushën e blertë për katër muaj.

Lojtari italian do të jetë hendikep i madh i trajnerit, Roberto Mancini për takimin kundër Spanjës në gjysmëfinale.

Spinazzola ishte ndër më meritorët për arritjen e Italisë deri në këtë fazë.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri