Sport

Operacioni Neymar: Barcelona përgatit ofertën finale

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me vetëm një javë që ka mbetur deri në përfundimin e afatit të transferëve në verë, e ardhmja e Neymar ende mbetet në ajër.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus mendohet se janë të interesuar që ta merr brazilianin duke e larguar atë nga Paris Saint-Germain, me ofertën e fundit që janë duke e përgatitur.

Sipas La Sexta, Josep Maria Bartomeu ka pasur një takim me drejtorin sportiv të Barcelonës të hënën derisa janë duke punuar se si të arrin deri te ky transfer.
Ka dy aspekte kryesore për këtë gjë.

E para ëshë një ofertë 170 milionë euro për PSG dhe nëse kjo ofertë është një formë e huazimit, pastaj me obligim blerje. Nëse jo, PSG nuk do ta pranojë.

E duta është nëse Barcelona të përfshijë një lojtar në ofertën e tyre. Emri i Ousmane Dembele është duke u diskutuar si një transfer i mundshëm, por lojtari vetvetiu nuk dëshiron që të largohet nga Camp Nou në këtë moment.

Barcelona po ashtu e di edhe qëndrimin e PSG-së për Neymar. Sipas Le Monde, pronari i klubit francez, Emiri i Katarit, nuk dëshiron ta shet yllin e skuadrës së tij.

Lëndimet e fundit të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, edhe pse nuk janë serioz, nuk do të bëj të lehtë në largimin e Neymar.

Po ashtu të hënën në takim është diskutuar edhe e ardhmja e Rafinhas, e cili mund të largohet nga klubi katalunas si huazim me Valencian që janë favorit për të nënshkruar me të.

Situata e Rakitic po ashtu është debatuar dhe Barcelona janë të hapur për ta shitur mesfushorin nëse vjen ndonjë ofertë. Juventusi janë të interesuar, por mbetet të shihet nëse Rakitic do të pajtohet për t’u larguar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv