Sport

Onix shkatrron kundërshtarin, fiton me gjashtë gola epërsi

Ekipi i Onix ka ‘shkatërruar’ klubin Dardania, në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot, me rezultat 6 – 0.

Serinë e golave e hapi Granit Arifaj i cili shënoi për 1 me 0, ndersa golat tjerë u shënuan nga Shabotiq, Krasniqi, Musllosi, Fetahu, Morina.

Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit e dominoi kundërshtarin nga fillimi e deri në fundin e ndeshjes, duke shënuar edhe gjashtë golat.

Trajnerët e të dyja skuadrave, si ai i Onix ashtu edhe homologu i tij te Dardania i dhanë mundësi të luajnë të gjithëlojtarëve.

Kjo ishte fitorja e parë në ndeshje miqësore për Onix, që bën gara në Ligën e Parë të Grupit A.

Postime të ngjajshme
Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë

Sport

Kështu ndryshon tabela në Superligë pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot