Show Bizz

Olta Gixhari ua mbyll gojën të gjithëve

Kohëve të fundit është njoftuar se aktorja e njohur, Olta Gixhari, është në pritje të fëmijës së parë.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo pozoi së bashku me të dashurin e saj dhe në përshkimin e fotografisë kishte shkruar: “Mami dhe babi”.

Një përshkrim i tillë ka lënë të nënkuptohet se dyshja tashmë janë duke pritur të bëhen prindër.
Shtatzënia e saj u përfol në masë të madhe nga mediat rozë, duke predikuar edhe gjininë e foshnjës së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olta ka bërë të ditur se as vet ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.

“Më falni, por unë nuk e kam zbuluar gjininë e bebit. Faleminderit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Olta përndryshe është duke u izoluar së bashku me të dashurin e saj në Spanjë, ku shpesh ndan imazhe me të, por pa e zbuluar identitetin e tij.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Bebe Rexha flet për situatën që kaloi me prindërit e infektuar me coronavirus

Show Bizz

Rita Ora nuk i ndalon pozat në bikini, tërheq sërish vëmendjen e ndjekësve

Show Bizz

Zaimina poston foto të nxehta nga shtëpia

Show Bizz

Ariana vishet sportive, xhinëset e saj marrin vëmendjen