Sport

Ofertë nga Liga e Dytë turke për Bunjamin Shabanin

Mesfushori anësorë që luan me Struga Trim&Lum në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut merr sinjale nga Turqia.

Burime pranë redaksisë tonë njoftojnë se me ndërmjetësim të një agjenti për shërbimet e 29-të vjeçarit interesim ka shfaqur skuadër nga kategoria e dytë e futbollit në Turqi.

Shabani ka lënë pas një gjysmësezon shumë pozitiv me Struga Trim&Lum, duke u shndëruar në një prej futbollistëve bartës së lojës në formacionin e trajnerit Zaharievski dhe interesimi për të nuk paraqet ndonjë befasi.

Duke qenë ndër futbollistët më në formë në kampionatin maqedonas, Shabani bind për të bërë hapin e rradhës në një kampionat më të avansuar dhe oferta në adresë të tij duket joshëse.

Sipas burimeve pranë agjensionit që ndërmjetëson bisedimet, kumanovari pëlqen idenë për të kaluar në futbollin turk, por njëkohësisht tregon konsideratë për skuadrën e tij aktuale Struga Trim&Lum ku ndjehet shumë i vlerësuar.

Kontrata e tij skadon në verën e këtij viti dhe si qëndrojnë punët nëse transferimi nuk ndodh tani, me gjasë pritet të realizohet në verë.

Ndërkohë edhe një skuadër nga elita e Kosovës “troket” në derën e Bunjamin Shabanit, por realisht opsioni “Turqi” duket mjaft joshës.

Kujtojmë se Shabani te Struga Trim&Lum kaloi nga Drita e Gjilanit, ndërsa është paraqitur edhe me Shirak FC në Armeni, Shkupin, Renovën, Shkëndijën, Bashkimin dhe Milanon në Maqedoni, si dhe Partizanin e Tiranës në Shqipëri.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi