Sport

Oferta nga jashtë vendit për dy futbollistët e Arbërisë

Arbnor Morina ka bërë publike ofertat në drejtim të futbollistëve të tij.

Trajneri i njohur ishte mysafir në emisionin “Sporti Total”, aty ku bashkë me panelistët e tjerë folën rreth përgatitje të skuadrave të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Morina foli edhe rreth grupit të futbollistëve tek skuadra që ai drejton, teksa tha se në drejtim të Arbërisë ka oferta nga disa kampionate evropiane.

“Kemi disa futbollistë të talentuar që ju kanë rënë në sy skuadrave të tjera dhe ka oferta për ta, i pari është Almir Kryeziu ndërsa është edhe Qlirim Avdulli që ka oferta”

 

“Ka oferta nga jashtë për ta, nga klubet zvicerane, turke dhe belge. Klubi do t’i shqyrtoj dhe do të vendos në atë që do jetë më e mirë dhe më e favorshme si për skuadrën e poashtu edhe për futbollistët” – tha Morina.

Arbëria e nis sezonin me takimin kundër Feronikelit, i cili është i vlefshëm për Kupën e Kosovës

Postime të ngjajshme
Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë

Sport

Kështu ndryshon tabela në Superligë pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot