Lajme

Oferta e Trump për Serbinë, sipas “Kurir”: Njihni pavarësinë e Kosovës, në këmbim merrni 10 miliardë $, avionë F-16 dhe hyrje në BE

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti amerikan Donald Trump ka hartuar, sic e quan tabloidi serb Kurir “një ofertë të pahijshme” politike për Serbinë, që të tërheq autoritetet e Beogradit që të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës.

“Ky plan, sipas burimeve të mirënjohura diplomatike, nënkupton që Serbia do të marrë 14 avionë luftarak F-16 të ri, 10 miliardë dollarë për projekte të infrastrukturës, por edhe të shpejtojë hyrjen në BE më së largu deri më 2024” shkruan Kurir, transmeton IndeksOnline.

Sipas burimeve, Presidenti Trump ka vendosur të zgjidhë krizën e Kosovës deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Trump doli me idenë për t’i ofruar Serbisë diçka si Plani Marshall për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të kërkonte investime prej 10 miliardë dollarë kryesisht për projekte të infrastrukturës, një skuadër avionësh F-16, të paktën 14 avionë, por gjithashtu do të përshpejtonte ndjeshëm integrimin evropian. Kjo do të thotë që Serbia mund të hyjë me siguri në BE deri në vitin 2024. Përveç parave dhe avionëve, Trump është gjithashtu i gatshëm të garantojë me shkrim lidhjet speciale midis Serbisë dhe Republikës Srpska.

Ky burim shton se oferta e Trump do të sillet në Beograd nga Matthew Palmer. /IndeksOnline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat