Sport

Oferta e re e Barcelonës për Neymar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Barcelona ka shtuar më shumë para dhe më shumë lojtarë, përfshirë Ousmane Dembele, në ofertën e tyre për yllin e PSG, Neymar, raporton Telefoot.

Blaugranët janë të zhgënjyer me Dembele, i cili mund të shijojë mundësinë e ribashkimit me ish-menaxherin e tij Thomas Tuchel në PSG, teksa dyshja punoi bashkë te Dortmund.

Anësori francez ka pësuar një tjetër lëndim dhe gjatë dy sezoneve me Barcën, nuk ka treguar se ia kanë vlejtur milionat e shpenzuara për të.

Sidoqoftë, Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë edhe një sezon me PSG nëse Barça ose Real Madrid nuk do të vijnë me një ofertë të pranueshme për shërbimet e tij.

E ardhmja e 27-vjeçarit ka mbetur në pikpyetje tash e tre muaj, duke u bërë një nga sagat më të gjata të transferimeve të verës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv