Sport

Oferta e Chelseat për Lukakun trembë tifozët e Interit

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi mbetet në dyshim. Chelsea, pasi e kuptoi që e kishte të pamundur të blinte Haalandin nga Borussia e Dortmundit, nisi ofensivën duke i ofruar sulmuesit belg një pagë prej 15 milionë eurosh (përfshirë bonuset), ndërsa klubit ziklatër 100 milionë euro plus kartonin e Marcos Alonsos.

Drejtuesit e Interit, të kontaktuar drejtpërdrejt nga homologët e tyre të bluve të Londrës, duke shmangur ndërmjetësit, dhanë një përgjigje negative. Ata shpjeguan se numri 9 nuk është në shitje, pasi konsiderohet pjesë thelbësore e projektit të tyre.

Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme, pasi merkatoja verore pritet të rezervojë të tjera lëvizje deri në mbylljen e saj. Largimi i Lukakut do të ishte një humbje madhe në sulmin e Interit, por në anën tjetër do të sillet të ardhura të majme për klubin në këtë kohë krize financiare për shkak të pandemisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk