Sport

Ofendimet dhe sharjet ndaj Batatinës në ndeshjen Ballkani – Llapi dhe veprimi skandaloz i tifozit të Gjilanit ndaj gjyqtarit, këto janë disa nga vendimet e KD-së

Në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, në fundjavë, janë zhvilluar pesë ndeshje tejet interesante.

Por, në disa ndeshje kishte edhe incidente skandaloze, shkruan FrontOnline.

Gjegjësisht, në ndeshjen Ballkani – Llapi, kishte vonesa në zhvillimin e ndeshjes pas mos respektimit të masave anti-COVID nga tifozët vendas.

Gjithashtu, në këtë ndeshje kishte ofendime dhe sharje në kor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina nga tifozët vendas, si dhe kishte hedhje të shisheve PVC në drejtim të shtabit teknik llapjan.

Për këtë arsye, Ballkani ka hyrë në procedurë disiplinore.

Edhe në ndeshjen Gjilani – Ulpiana kishte incidente. Një tifoz gjilanas ia mësyu i vetëm gjyqtarit kryesor me një shufër metalike, por që në fund ai u ndan nga nikoqirët.

Për këtë arsye, Gjilani ka hyrë procedurë disiplinore.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit