Lajme

Oda e Infermierëve: të rritet urgjentisht numri e infermierëve

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, pas analizimit të situatës me Covid 19, i ka bërë thirrje ministrit të shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, që të rrisë urgjentisht numrin e infermierëve në institucionet shëndetësore  

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, i ka bërë thirrje ministrit të shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, që të rrisë numrin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në institucionet shëndetësore.

Kjo, pasi numri i stafit infermieror të punësuar në institucione është shumë më i vogël se kërkesat, për çka po rrezikohen edhe shërbimet shëndetësore, në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid 19.

OIK, vlerëson se kjo është një kërkesë urgjente me të cilën duhet të merret Ministria e Shëndetësisë.

Shtimi i numrit të infermierëve duhet të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor në vend, përfshirë nivelin primar, sekondar dhe terciar mjekësor.

Rritja e numrit të infermierëve në institucionet shëndetësore ka qenë edhe kërkesë e Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

E rëndë/ I riu kosovar me vajzën 6 muajshe, vdesin në një aksident në Gjermani

Lajme

Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin për titullin që i ndau mixhës Rifat

Lajme

Armend Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale, vendimi të hënën

Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt