Lajme

Oda e Hotelierisë vjen me njoftimin e fundit, arrihet një vendim tjetër për dasmat e klubet e natës

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ka njoftuar se pas konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ardhur deri te një vendim i ri rreth kohëzgjatjes së mbajtjes së dasmave dhe hapjes së klubeve të natës, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, ata thanë se ky orar pritet të zgjatet deri në ora 01:00 pas mesnate, dhe numri i të ftuarve në dasma do jetë deri në 300 persona.

Ky vendim do hyjë në fuqi nga e mërkura, 14 korrik 2021.

Ky është njoftimi i plotë:

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese