Lajme

OBSH-ja paralajmëron valë të tretë të COVID-19

Një i dërguar special për COVID-19 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të tretë pandemike në Evropë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin ato që ai thotë se kanë qenë dështim në parandalimin e valës së dytë të infektimit.“

Ata humbën shansin për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e kishin vënë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro për një gazetë zvicerane.


“Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e duhur, do të kemi valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Nabarro përmendi masat në Zvicër për të lejuar skijimin, në vende të caktuara kërkohet masa, derisa shtete tjera kanë ndaluar tërësisht ato. Ai ka thënë se Zvicra mund të arrijë një “nivel të lartë të infektimeve dhe vdekjeve”.“Duhet të presësh deri sa numri i rasteve bie dhe qëndron i ulët”, tha Nabarro. “Reagimi i Evropës ishte i mangët”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit