Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Fushë Kosova ka njoftuar për dorëheqjen e trajnerit të tyre Zylkifili Obertinca dhe emërimin e një trajneri të ri.

Largimi i tij është bërë i ditur përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”, shkruan Sheshi.info

“Më datë 21/10/2021 kryesia e klubit pas shqyrtimit të kërkesës së trajnerit për dorëheqje, aprovon kërkesen e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Gjatë ditës së sotme, skuadra e Fushë Kosovës ka njoftuar se Burim Shala do të jetë trajneri i tyre i ri.
Postimi i plotë:
“BURIM SHALAËS i besohet timoni i skuadrës. Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë, kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë, unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës. Burimi njihet si një lojtar shumëvjeçar i klubit tonë dhe gëzon një karrierë mjaft të gjatë dhe te ndritur. Njëkohësisht Burimi ka qenë kapiten i klubit per disa vite me radhë. Sot ne ambientet e klubit dhe në prani të lojtareve dhe kryesisë, Burimi bëri prezantimin e vizionit të tij e gjithashtu e bëri prezantimin edhe të ekipës së tij. Ne i jemi falenderues Burimit dhe do të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara. Burim, suksese dhe të priftë e mbara”.

Related posts
Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *