.
Lajme

“Nxehet” avokati Berisha, kaq para i ofron për zbulimin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Janë bërë 11 ditë që prej se ndodhi ngjarja tragjike në Gllogjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri mbi një autobus mbetën të vdekur tre persona, shoferi dhe dy të mitur.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për rastin në fjalë.

Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh nga ana e qeverisë është shenjë për personin e dyshuar se autoritetet nuk kanë asnjë informacion për të.

“Ofrimi i shpërblimeve besoj që është një lloj “flamuri i bardhë” kur institucionet e ndjekjes dorëzohet dhe ky është një mesazh që i ka shkuar kryesit që ne s’kemi asgjë për ty. S’kemi prova as biologjike, as fotografi, as gëzhoja, as gjurmë të gishtave. Dhe aman le të del dikush qe po i ofroj 20 mijë”, ka deklaruar Berisha në Klan Kosova.

Berisha tha se po të ishte që vrasja do të zbulohej për 20 mijë euro, ai do t’i jepte sonte ato para.

“Po të ishte për t’u zbuluar vrasja e trefishtë për 20 mijë, 20 mijë po i jap unë sonte dhe mbi 20 mijë euro. Jo vetëm për vrasjen në Gllogjan po edhe për 100 e sa vrasje janë të pazbuluara në Pejë”, ka deklaruar ai.

Related posts
Lajme

Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Lajme

Ky është 18-vjeçari që vodhi ‘Mercedes G Class’ në Istog, pronari e ndoqi derisa e kapi

Lajme

Pse Millo Gjukanoviq nuk e vizitoi kurrë Kosovën? Ja përgjigjia e tij

Lajme

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora