Sport

Nxehen gjakrat në Drenas, shefi i sigurisë së Feronikelit ia ndërprenë Duros intervistën

Feronikeli ka pësuar humbje shokuese nga Arbëria 0-1 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Skuadra nga Dobraja ka befasuar të gjithë, teksa me këtë fitore është futur fuqishëm në garë për mbijetesën.

Teksa pas ndeshjes trajneri Klodian Duro ishte duke dhënë intervistë, aty është afruar shefi i sigurisë së Feronikelit.

“Me qenë si ti isha larguar menjëherë nga këtu. Nuk ke se çfarë lyp në Drenas më”, i tha shefi i sigurisë së Feronikelit trajnerit Duro, shkruan Gazeta Olle.

Duro e largoi duke thënë se bisedojmë pastaj, por ai insistonte që trajneri ta ndërpresë intervistën.

Gjithsesi pas përfundimit të intervistës së Duros, zotëria që ka post te Nikli tha se Duro duhet të largohet nga klubi pasi i ka sjell shumë të këqija Feronikelit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas kësaj humbje dhe pas kësaj skene në Drenas.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës