Sport

Numri një i FC Prishtina: Duhet organizimi i klubeve për të ndryshuar situatën në FFK

Numri një i FC Prishtinës, Remzi Ejupi gjatë një bisede për “Insportin”, transmeton “Zeri.info” ka përmendur edhe organizimin e disa klubeve, të cilat janë të lodhura me këtë situatë që është krijuar, për arsye se në krye të FFK-së qëndrojnë njerëzit e njëjtë tash e 20 vjet.

Ky grup sipas tij, dëshiron çdo gjë të kalojë në duart e tyre, që të kontrollojnë gjyqtarët dhe të caktojnë kampionin e ligës, në vend që të krijojnë politika zhvillimore.

“Do të vazhdojnë me keqpërdorime, deri sa ne nuk mund ta ndryshojmë këtë shoqëri. Nuk është futbolli jashtë saj, i takon kësaj shoqërie. Futbolli është i lënë pak jashtë, por besoj që shumë shpejtë do të marrim masa me klube dhe të organizohemi, që të kemi ndryshime, njerëzit kanë investuar shumë pa pasur ndryshime. Jemi të lodhur duke investuar dhe pa pasur ndryshime, jemi pa perspektivë.

Njerëzit e kanë ngufatur ligën, dëshirojnë t’i kontrollojnë gjyqtarët, nuk është punë e tyre kjo. Punë e FFK-së është të bëjë politika zhvillimore, të përcjellë implementimin e tyre, me përcjellë Përfaqësuesen e Kosovës dhe asgjë më shumë, e jo të mendojnë se kë ta bëjnë kampion të ligës”, ka thënë pronari i “Eurokoha” dhe presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Postime të ngjajshme
Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit

Sport

Tahir Batatina tregon shumën që një skuadër paguan për të kryer përgatitjet në Antalya