Lajme

Numërohen votat nga diaspora: Publikohet rezultati për 16 komuna

Janë publikuar rezultatet e votave të diasporës, në disa prej komunave të Kosovës. Në Prishtinë, vota nga diaspora ka më së shumti Arben Vitia 122, ndërsa Përparim Rama, 15 vota, shkruan Gazeta Metro.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), para pak minutash ka nisur numërimin e votave nga diaspora për garën e balotazhit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, rezultati mund të përmbyset në Dragash dhe Junik për shkak të diferencës së vogël të numrit të votave të kandidatëve për kryetar të këtyre komunave.

Metro ka siguruar disa nga rezultatet pas numërimit të votave të diasporës.

Në Prishtinë, vota nga diaspora ka më së shumti Arben Vitia 122, ndërsa Përparim Rama, 15 vota. Podujevë Shpejtim Bulliqi i VV’së ka 91 vota, Ekrem Hyseni i VV’së 11 vota, në Prizren Mytaher Haskuka ka 68 vota, Shaqir Totaj ka 53 vota. Në Shtime Qemajl Aliu ka 42 vota, Naim Ismajli ka 14 vota. Viti, Arsim Ademi i VV’së ka 33 vota ndërsa Sokol Haliti 24 vota. Në Vushtrri Xhafer Tahiri ka 4 vota, ndërsa Ferizt Idrizi ka 1 votë. Në Malishevë situata është ndryshe, pasi Ekrem Kastrati i Nismas ka 1 votë, ndërsa Isni Kilaj ka 56 vota.

Gjilan: Alban Hyseni ka 148 vota, ndërsa Lutfi Haziri 65. Gjakovë: Ardian Gjini 74 vota, Mimoza Kusari 82 vota.

Drenas: Ramiz Lladrovci i PDK’së, 1 votë, Driton Ajazi 4 vota. Istog: Bekë Berisha 22 vota, Ilir Ferati 48 vota. Kaçanik: Jeton Raka 19 vota, Besim Ilazi 2 vota. Klinë: Zenun Elezaj 19 vota, Esat Raci 3 vota. Fushë Kosovë Enver Bajçinca 34 vota, Burim Berisha 6 vota.

Kamenicë: Qëndron Kastrati 37 vota, Kadri Rahimaj 108 vota. Rahovec: Smajl Latifi 13 vota, Visar Korenica 43 vota.

Kujtojmë që KQZ ka pranuar rreth 1.600 zarfe me fletëvotime të supozuara derisa pas verifikimeve të nevojshme janë pranuar 2.658 aplikimi individuale.

Nga ky numër janë pranuar si të rregullta 2379 aplikime derisa janë refuzuar 279 pako.

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *