Lajme

Numërohen shumica e votave të rregullta, ky është kandidati më i votuar deri tash

Burim Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës është kandidati më i votuar për kryetar të komunës, kur janë numëruar shumica e votave të rregullta në gjithë vendin.

Ai ka arritur ta fitojë edhe një mandat në krye të Fushë Kosovës.

Nga numërimi i 95,92% votave në Fushë Kosovë, sipas KQZ-së, Berisha prin me 66,05% të votave, që është deri tani përqindja më e lartë e votave të fituara në balotazh deri më tani, raporton Gazeta Express.

Pas Berishës, Ilir Ferati nga e njëjta parti renditet i dyti për nga kandidatët më të votuar në balotazh. Ai prin në Istog me 56,37%, krahas 43,63% sa i ka marrë kundërkandidati i tij nga AAK-ja, Bekë Berisha.

Ndërkohë Ardian Gjini po shënon fitore bindëse në Gjakovë. Kandidati i AAK-së ka marrë 55,99% të votave deri më tani. 44,01% i ka marrë deri tani kundërkandidatja e tij nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila.

Edhe Nisma në Malishevë, komunën e vetme ku ka qenë në lojë, prin bindshëm. Ekrem Kastrati, kandidati i partisë së Fatmir Limajt, ka fituar 54,07% të votave.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *