
Qytetarë të shumtë iu drejtuan kutive të votimit që nga ora 07:00 deri në ora 19:00 për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
Kësisoj që nga orët e para të ditës deri në mbrëmje numër i madh i tyre votuan nëpër qendra të shumta të vendvotimeve, duke zgjedhur kështu të parët e institucioneve më të rëndësishme të vendit, transmeton lajmi.net.
Deri më tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 600 mijë e 288 vota, derisa nga ky votim përqindja e përgjithshme ka arritur në 48.15 përqind.
Nga rezultatet e deritanishme Vetëvendosje është parti fituese, duke u radhitur më pas Partia Demokratike e Kosovës me 17.51%, LDK me 13.35%, AAK me 7.43.
Zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan sot në vend parashihet të sjellin shumë ndryshime në politikën dhe institucionet e Kosovës./Lajmi.net/