Lajme

Numërohen 96 për qind të votave, ky është rezultati aktual

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 96 për qind të votave.

Në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke u bërë procesimi i të dhënave.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë numëruar 2 mijë e 445 vendvotime apo 96 për qind e tyre.

Në bazë të këtyre statistikave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë 198 mijë e 156 vota apo 25,78 për qind të votave.

Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur t’i mbledhë 192 mijë e 642 vota apo 25,06%, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet në vendin e tretë me 162 mijë e 680 vota apo 21,17%.

Në anën tjetër koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i mbledhë vetëm 89 mijë e 380 vota apo 11,63%, kurse koalicioni tjetër, NISMA-AKR ka mbledhur vetëm 37 mijë e 814 vota apo 4,92%.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat