Lajme

Numërohen 90% e kutive të votimit: Rritje e PD-së në disa zona, bie partia e Edi Ramës

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4718 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 90% të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së Partia Socialiste ndodhet në nivelin e 73 mandateve ndërsa Partia Demokratike 59 mandate.

Ndërkohë Partia Socialiste kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme, ndërsa demokratët kryesojnë bastionin e veriut në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe në Dibër.

Në Shkodër vijon numërimi i kutive të fundit dhe deri më tani Partia Demokratike ka siguruar 5 mandate, 3 PS, 1 LSI dhe 1 Tom Doshi.

Në Kukës, beteja është mbyllur, ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të PS.

Në Dibër është mbyll numërimi dhe në mandate ndahet 3 për PD dhe 2 për PS.

Në Lezhë, PD mban kreun me 4 mandate, PS ka 3 mandate ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë deputet.

Në Durrës është një garë e nxehtë ku PS ka rënë në 7 mandate duke rrezikuar dhe kryesocialistin që është i 8 në listë. 6 mandate ka siguruar PD dhe një mandat deri më tani LSI.

Në Tiranë gjithashtu është një tjetër qark që ka sjellë rënie të numrit të mandateve të PS në 18 mandate, PD ka 15 mandate, LSI 2 mandate ndërsa PSD 1 mandat.

Në Fier PS kryeson deri tani me 9 mandate, PD ka 6 mandate ndërsa LSI një mandat, ndërkohë përsa i përket renditjes në listë të Gramoz Ruçit i cili ishte i 10, automatikisht zbret i 9 pasi vendi katër ka qenë bosh për shkak se i ndjeri Bashkim Fino u nda pak javë më parë nga jeta.

Në Vlorë ka sjellë dyfish të epërsi të socialistëve me 8 mandate, ndërsa PD ka katër mandate, LSI asnjë mandat.

Në Gjirokastër socialistët kryesojnë me 3 mandate, 1 mandat PD ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë mandat.

Në Korçë akoma nuk është mbyllur procesi i votimit por deri më tani kryesojnë socialistët me 6 mandate dhe me 5 PD.

Në Elbasan socialistët me 8 mandate, PD ka 5 mandate, ndërsa partitë tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.

Në Berat socialistët kanë siguruar 5 mandate, PD 2 ndërsa LSI asnjë.

Ndërkohë në bazë të rezultateve të deri tanishme në rang kombëtar mandatet ndahen në 73 mandate PS, 59 për PD, 5 për LSI dhe 3 për PSD.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se deri më tani mbi 74 % e votave kanë dalë të pavlefshme, që e përkthyer në vota dhe në mandate i bie që kanë humbur 6 deri në 7 deputet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”