
Derisa në nivel vendi ende nuk ka përfunduar numërimi i votave në 100%, në shumicën e komunave veçse është kryer.
Votimi i votave të rregullta sapo ka përfunduar edhe në komunën e Gjilanit.
Nga 100% e votave të rregullta parti fituese në këtë komunë është Lëvizja Vetëvendosje me 63.24% apo 28 mijë e 568 vota, transmeton lajmi.net.
Vetëvendosje arriti që të fitojë në këtë komunë edhe pse njihej si një prej bastioneve të LDK-së.
Albin Kurti e mori përqindjen më të madhe në komunën e drejtuar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ngjashëm situata është edhe në shumë komuna të tjera, ku padyshim Vetëvendosje prinë me rezultat./