Sport

Nuk u preferua nga Duro, Kuka mund të transferohet te kjo skuadër

Mbrojtësi i krahut, Viktor Kuka ka vendosur që të largohet nga Feronikeli.

Futbollisti me përvojë të madhe ishte titullar i padiskutueshëm tek skuadra nga Drenasi gjatë kohës kur trajner ishte Afrim Tovërlani, por me ardhjen e Klodian Duros gjithçka ndryshoi.

Kuka ishte pjesë e gjashtë futbollistëve të cilët Duro i largoi edhe nga stërvitjet me skuadrën e parë.

E siç duket kjo situatë mbrojtësit i ka ardhur në maje të hundës.

Burime të Gazetës Olle të afërta me futbollistin kanë treguar se ai ka arritur marrëveshje personale me trajnerin e ri të Gjilanit, Bylbyl Sokolin, i cili duket se e do atë pjesë të skuadrës.

Megjithatë, transferimi i tij nuk mund të konkretizohet pa u dhënë drita jeshile dhe aprovimi nga kryesia e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët befasojnë Arbërinë midis Turqisë, ja çfarë ndodhi

Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre