Sport

Nuk u ftua nga Challandes për ndeshjet e shtatorit, reagon Berisha

Bernard Berisha është një prej futbollistëve që nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin e ardhshëm do t’i zhvillojë tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” do të luajnë kundër Gjeorgjisë më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Challandes ka zbuluar sot listën me futbollistët e ftuar për këto tri ndeshje, aty ku mungon emri i Bernard Berishës.

Pas publikimit të listës, Bernard Berisha ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Facebook”, duke shkruar se “nuk i përkulet askujt tjetër, përveç Allahut”.

Postimi i plotë nga Berisha:

Kujtojmë se Bernard Berisha nuk ishte ftuar nga Challandes as për katër ndeshjet miqësore që Kosova i zhvilloi gjatë muajit qershor.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar