Lajme

Nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave të reja nga 13 shtatori

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së masave të reja nga 13 shtatori.

Vitia në një konferencë për media ka thënë se kjo do të vendoset në bazë të gjendjes të cilën do ta përcjellin vazhdimisht, përcjell Demokracia.com.

“Këto masa janë në fuqi deri më 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet të do të përcjellin për ditë situatën në terren dhe para 13 shtatorit do të kemi edhe takime të tjera, por edhe një takim, ku do të vendoset si do të procedojmë tutje. Kjo nuk e përjashton mundësinë e masave të reja para kësaj date sipas këtyre raportimeve dhe rekomandimeve nga punonjësit shëndetësor”, tha Vitia.

Vitia ka folur edhe rreth numrit të lartë të të infektuarve, derisa tha se mbi 90 përqind e personave të hospitalizuar janë të pavaksinuar.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus