
Barcelona është e përgatitur të dërgojë në huazim Jean-Clair Todibo për gjashtë muaj, me Milanin që mbetet skuadra favorite për të fituar shërbimet e tij.
Mbrojtësi i ri ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në ‘San Siro’.
La Gazzetta dello Sport pretendon e Todibo është në dispozicion vetëm për një huazim prej gjashtë muajsh, përcjell lajmi.net.
Milani edhe pse nuk do ta konsideronte ideale këtë marrëveshje, do të ishte i gatshëm ta pranonte, kur dihet se për të ka interesim edhe nga Monaco, Nice, Bayer Leverkusen, Schalke, Watford dhe Benfica.
Todibo 20 vjeçar, te Barcelona është transferuar nga francezët e Touluse, dhe për katalanët deri më tani kanë regjistruar katër paraqitje.