
Klubi i Llapit po vazhdon përforcimet për sezonin pranveror, përcjellë Gazeta Sport.
Pas nënshkrimit me portierin italian, podujevasit tani kanë arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin Florian Daci.
28 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Kastriotit të Krujës dhe ka firmosur kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë me klubin nga Podujeva.
Transferimin e ka njoftuar faqja e Llapit në facebook ku ka shkruar:
“Zyrtare: Florian Daci, nga sot pjesë e Llapit
Qendërmbrojtësi nga Tirana, nënshkruan për 1 vit e gjysmë me klubin
Podujevë, 8 janar 2020 – Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit. Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë. Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.
Florian Daci, 28 vjeç, i lindur më 02.04.1991, qendërmbrojtës me përvojë të madhe. Vie nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë.
MIRËSEVJEN FLORIAN DACI”