Sport

Nuk mjaftoi goli i Ronaldos, United mposhtet nga Young Boys

Young Boys ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-1, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi shumë më mirë për ‘Djajtë e Kuq’, pasi që në rastin e parë në minutën e 14-të arritën të shënonin.

Bruno Fernandes bën një pasim shumë të mirë te Cristiano Ronaldo, i cili nga afër shënon në mesin e këmbëve të portierit për 1-0.

Ronaldo sërish provoi në minutën e 25-të, por portieri Von Ballmoos arriti të mbrojë.

Man Utd mbeti me një lojtarë më pak në minutën e 35-të, kur Aaron Ëan Bissaka, mori karton të kuq.

Në pjesën e dytë anglezët vetëm u mbrojtët, duke rrezikuar shumë rrallë.

Barazimi erdhi në minutën e 66-të, kur Nicolas Moumi Ngamaleu i Young Boys shënoi për 1-1.

Krejt në kohën shtesë, Jesse Lignard pason gabimisht te Jordan Siebatcheu i cili shënoi për 2-1.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar