Sport

Nuk lejohet të luajë tek Interi, kjo pritet të jetë skuadra e re e Eriksen

Sipas Il Corriere dello Sport, Christian Eriksen tundohet nga një rikthim në Ajax, ku ai mund të luajë me një defibrilator zemre të implantuar.

29-vjeçarit nuk ka gjasa që t’i jepet drita jeshile për të luajtur sërish në Serie A, pasi iu implantua një defibrilator në zemër verën e kaluar.

Eriksen u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Euro dhe iu dha ndihma nga mjekët për të shpëtuar jetën në fushë.

Në Itali, është e ndaluar të luhet me një defibrilator të implantuar të zemrës, sipas protokollit të Komitetit Organizativ Kardiologjik për Fitnes Sportiv, i cili u përditësua në vitin 2017.

Autoritetet italiane nuk lejojnë asnjë sport kontakti me një defibrilator të implantuar të zemrës pasi çdo kontakt ose goditje mund të thyejë pajisjen.

Eriksen ka ende një shans për të luajtur në Itali, por mjekët do të duhet të dëshmojnë një sëmundje të përkohshme ose një virus që i ka shkaktuar sëmundjen e zemrës.

Eriksen mund të vazhdojë të luajë në divizione të tjera evropiane, si Erediviese, ku mbrojtësi i Ajax-it dhe Holandës, Daley Blind luan me një formë të implantuar.

Sipas Il Corriere dello Sport, Interi nuk pret të marrë ndonjë pagesë për Eriksen, por largimi i tij do t’i lejonte kampionët e Serie A të kursejnë pagën e tij prej 7.5 milionë euro në vit.

Raporti saktëson se çdo vendim do të merret së bashku me lojtarin dhe shoqëruesit e tij, me të cilët Interi ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *