Sport

Nuk lejohen të luajnë në Lipjan, Ulpiana vendos se ku do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas

KF Ulpiana, ndeshjet si vendas nuk do t’i zhvilloj në qytetin e tyre, por do të zhvendoset në Suharekë.

Ka qenë gazeta “Korneri.net” e cila ditë me parë ka raportuar për ndryshimin e ambientit, derisa shkaku kryesor ka qenë se “Komisioni Mbikëqyrës për Fusha dhe VAR”, kanë vërtetuar se nuk i plotëson kushtet për sistemin VAR, mirëpo thuhet se edhe fusha me bari sintetik nuk është në nivelin e duhur.

Megjithatë, punimet në stadiumin e Ulpianës në qytetin e tyre, pritet që të përfundojnë për një periudhë një mujore, kështu bëri të ditur edhe sekretari i kësaj skuadre Ylli Jashari për redaksinë tonë “Sheshi”.

“Po, ne ndeshjet si vendas do t’i zhvillojmë në Suharekë, deri në rregullimin e fushës tonë. Në stadiumin tonë kemi vetëm barin mungesë dhe pritet të vijë këtë javë, derisa në një periudhë prej 1 muaj, ne pritet t’i kthehemi sërish shtëpisë tonë”, tha Jashari për “Sheshin”.

Skuadra lipjanase në xhiron e parë do të udhëtoj në “Merdare” ku do të takohet me Llapin, ndërsa në javën e dytë e luan si vendas në Suharekë ndaj Malishevës.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar