Show Bizz

Nuk keni për ta besuar kur ta mësoni se sa është paguar Fifi në fillimet e karrierës

Të gjithë personazhet që kanë arritur shumë në jetë kanë punuar fort për të mbërritur këtu ku janë sot, pjesa më e madhe e tyre janë mjaftuar me pak në fillim, duke kërkuar si fillim eksperiencën e më pas fitimin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fifin vite më parë.

Këngëtarja ka treguar sot gjatë një bisede me fansat se në fillimet e saj është paguar nga 10-35 euro për performancat që ofronte në lokalet e Prishtinës, ndonëse pagesa ka qenë kaq e ulët, ajo shprehet se atëherë ndjehej njeriu më me fat në botë që i jepej mundësia të punonte e të fitonte para me djersë.

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, është përgjigjur Fifi derisa është pyetur se kur ka nisur punë për herë të parë.

Gjatë kësaj bisede virtuale, Fifi ka shpjeguar edhe videon ku shfaqej duke u përlotur e që bëri bujë disa javë më parë.

Dikush e pyeti nëse është prekur vërtetë nga kënga në video apo për shkak të dhimbjes që ndjen nga dashuria.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, u përgjigj Fifi.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Don Xhoni zbulon se Noizy i kishte bërë “follow”, por nuk e kishte pranuar

Show Bizz

“I çmende grekët me bukurinë tënde”, moderatorja e Top Channel shkëlqen me bikini

Show Bizz

Shikoni çfarë zonje qenka nëna e Jehona Sopit

LajmeShow Bizz

Keith i bën dedikim romantik Adriana Matoshit