Lajme

Nuk i përballonin valët e mëdha: Në këtë mënyrë shpëtohen 9 pushues në Shqipëri

Një numër i pushuesve kosovarë në Shëngjin në Shqipëri janë bërë në varg për të nxjerrë nga uji nëntë pushues që nuk po mund të dilnin për shkak dallgëve.

Infermieri kosovar Fitim Havolli ka postuar në Facebook pamjen e organizimit dhe të nxjerrjes nga uji të pushuesve. Ai ka treguar se si janë organizuar me shpejtësi, meqë kanë parë se 9 veta po rrezikonin të humbnin jetën.

Postimi i plotë i Havollit:

E falenderoj njërën nga pushueset për këtë video,

Sot nga valët dhe rrymat e fuqishëm të detit në njërën nga plazhat e Shqipërisë, po mos të u organizojshëm si në video humbshin jetën 9 pushues.

Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit arritëm ti nxerrim të gjallë familjarët e tyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.

Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushesëve!

Moment ky që tregon shumë…. kur je i bashkuar dhe ke qëllimin të mirë gjithëmon je fitues.

Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëmë një organizim të tille për qëllime shumë humane por edhe me pak rriskë të rrezikut!

https://www.facebook.com/fitim.havolli/videos/1008000403283495

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar