
Arijanet Muric pritet të rikthehet te Manchester City, derisa vazhdojnë vuajtjet e tij si i huazuar te Nottingham Foresti, transmeton Zeri.
Murici, i cili për shkak të mungesës së Claudio Bravos ishte portieri i dytë pas Edersonit në edicionin e kaluar te Manchester City, u huazua te Nottinghami në mënyrë që të marrë përvojë duke luajtur në ekipin e parë.
Sidoqoftë, reprezentuesi kosovar u kritikua për dy gabime të pafalshme në humbjen 2:1 të Forestit nga West Bromwichi në ditën e parë të edicionit dhe e humbi vendin e tij në formacion, shkruan manchestereveningneës.co.uk.
I pyetur për të ardhmen e Muricit, trajneri i Nottingham Forestit, Sabri Lamouchi u shpreh: “Ne duhet të vendosim me klubin”.
Rikthimi i Muricit në Manchester City do të bënte që ai të konkurronte me Edersonin, Claudio Bravon dhe Scott Carsonin për pozitën e portierit, por është e mundshme që ai të dërgohet përsëri diku tjetër në huazim në janar.