Sport

“Nuk do ta bëja kurrë një ndërhyrje të tillë në një lojtar”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Modric është i zhgënjyer me kartonin e kuq që mori në ndeshjen hapëse në La Liga kundër Celta Vigos, ku Real Madridi fitoi 3-1.

Reali e ka nisur me fitore dhe dramë sezonin e ri në La Liga.

Los Blancos e mposhtën Celta Vigon me 10 lojtarë në fushë.

Fitorja në ‘Balaidos’ u përcoll me përjashtimin e Luka Modric.

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019 u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje në Denis Suarezin, ishin e Barcelonës, menjëherë në pjesën e dytë.

Pas konsultimit me VAR, gjyqtari Xavier Estrada Fernandez e cilësoi si të qëllimshme ndërhyrjen e 33-vjeçarit dhe vendosi ta përjashtojë direkt me të kuq, i dyti në karrierë për Lukan.

Por, ai ka reaguar menjëherë pas ndeshjes në llogarinë personale në “Twitter”.

“U përjashtova për një veprim aksidental. Në jetë nuk do ta bëja kurrë një ndërhyrje të tillë në një lojtar. Totalisht e pavullnetshme!”, shkroi Modric në rrjetet sociale./Gazeta Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv