Lajme

Nuk dihet ende kur ri fillon dialogu Kosovë-Serbi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Më 9 nëntor të vitit të kaluar dy palët e përfshira në dialog janë ulur në tavolinë për herë të fundit. Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër në kuadër të fazës finale. Ndonëse janë duke qëndruar në New York, presidenti i Kosovës e as ai i Serbisë nuk kanë dhënë kurrfarë sinjali se kur mund të ketë rinisje të negociatave.

Po bëhet gati një vit prej se pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar për të diskutuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Pavarësisht kësaj, thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e këtij procesi nuk janë ndalur përgjatë kësaj periudhe kohore. Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dyja vendeve ditëve të fundit u fol edhe në New York, ku po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan zëri.

Para fillimit të Asamblesë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë darkuar me ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogherini. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Mogherinit pas takimit u tha se të gjithë pjesëmarrësit mbështetën vazhdimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk u deklarua fare për dialogun këtë herë, siç bënte zakonisht kur ishte në vizita të tilla. Por homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndërkombëtarët kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, rrjedhimisht të punohet drejt arritjes së marrëveshjes. Megjithëkëtë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se në rrethanat aktuale nuk mund të ketë rikthim të dialogut.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat