Sport

Nuk dihej për transferimin e tij, ish-futbollisti i Dritës debutoi dje tek Arbëria

Një nga lëvizjet e merkatos që i iku syrit të mediave ishte transferimi si lojtar i lirë i Filonit Shaqirit tek Arbëria, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori me shumë përvojë ka disa ditë që iu është bashkuar në stërvitje “Stuhisë së Kuqe”, teksa u afrua aty si lojtar i lirë pasi shkëputi në verë kontratën me ish-klubin e tij Ferizajn.

Debutimi i tij erdhi shpejtë për skuadrën nga Dobraja me trajnerin Arbnor Morina që i dha debutimin në ndeshjen e djeshme kundër Besës.

Shaqiri luajti për më shumë se 20 minuta në ndeshjen e djeshme, pasi u inkuadrua si rezervistë në pjesën e dytë.

Ai më parë ka luajtur për shumë skuadra kosovare në mesin e të cilave edhe për Gjilanin e Dritën

Postime të ngjajshme
Sport

Kuzhinieri i famshëm turk nderon në mënyrë të veçantë Diego Maradonën

Sport

Hera e fundit e Maradonës në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u prit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Sport

“A je i çmendur?!”, De Biazi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona